Mazhoranca “Në Slloveni japin 200 euro, në Shqipëri 900 euro”, Rama publikon mesazhin...

“Në Slloveni japin 200 euro, në Shqipëri 900 euro”, Rama publikon mesazhin e qytetarit

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një mesazh që i ka ardhur nga një qytetar që jeton në Slloveni.

Në këtë mesazh qytetari zbulon sa paguhet për një foshnje të porsalindur në Slloveni dhe sa në Shqipëri.

Duke publikuar çekun e dhënë për një bebe, Rama ndan me ndjekësit edhe mesazhin e qytetarit: “Z.Kryeministër! Edhe slloven, edhe shqiptar, djali me çek. Në Slloveni japin 200 euro, kurse në Shqipëri 900 euro. Kryeministri që duam”.