Sport Në Spanjë janë të sigurt: Ancelotti do të largohet në fund të...

Në Spanjë janë të sigurt: Ancelotti do të largohet në fund të sezonit, Reali ka gati pasuesin

Carlo Ancelotti pritet të largohet nga drejtimi i Real Madrid në fund të sezonit. Sipas “Onda Cero” tekniku italian e ka marrë vendimin dhe do të largohet në verë.

Pavarësisht si mbyllet sezoni, 65-vjeçari duket i vendosur dhe nuk do të ndryshonte vendimin e tij edhe nëse fiton tituj të rëndësishëm.

Ancelotti ka kontratë me Real Madrid deri në vitin 2026, por mendon se ka ardhur koha e ndarjes. Italiani është bërë trajneri më i suksesshëm në historinë e madrilenëve, falë trofeve të fituar.

Në Spanjë raportohet se pasuesi i Ancelotti-t në stolin e Realit do të jetë trajneri aktual i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso.

Spanjolli po bën shumë mirë në Gjermani me “aspirinat”, aty ku sezonin e kaluar fitoi Kupën e Gjermanisë dhe titullin kampion, ndërsa shkoi deri në finalen e Europa League.