Sport Në Spanjë janë të sigurt: Sergio Ramos ka zgjedhur PSG-në

Në Spanjë janë të sigurt: Sergio Ramos ka zgjedhur PSG-në

Sergio Ramos do të vendosë ditët e ardhshme se ku do të vazhdojë aventurën e tij profesionale, pas largimit nga Real Madrid.

Sipas mediave sportive spanjolle, qendërmbrojtësi ka shumë gjasa që të zgjedhë PSG dhe arsyeja kryesore është paga dhe Neymar.

Spanjolli gjithmonë e ka pëlqyer futbollin e sulmuesit brazilian dhe madje e ka këshilluar Presidentin madrilen, Florentino Perez, që ta blejë. Të dy futbollistët kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe kanë shkëmbyer shumë mesazhe që kur u njoftua se kapiteni i Real Madrid nuk do të rinovonte kontratën me klubin ku ka luajtur për 16 sezone.

Drejtori sportiv, Leonardo, i ka pranuar kërkesat e tij ekonomike. Mbrojtësi andaluz do të nënshkruajnë kontratë trevjeçare, në bazë të së cilës do të përfitojë 15 milionë euro në sezon, plus bonuset.

Ndërkohë, Neymar rinovoi me PSG deri në vitin 2025, me Al Khelaifin që i ka premtuar se do të ketë një projekt fitues. Te ky projekt bën pjesë edhe Sergio Ramos, eksperienca e të cilit (4 Champions League të fituara) do t’i shërbejë shumë klubit francez, që ende nuk e ka provuar shijen e trofeut më të rëndësishëm evropian për klube.