Bota Në Teksas rinisin ekzekutimet e të dënuarve me vdekje

Në Teksas rinisin ekzekutimet e të dënuarve me vdekje

Teksasi do të ekzekutojë sot të dënuarin e parë me vdekje pas 5 muajsh pezullimi të ekzekutimeve për shkak të krizës së koronavirusit.

45-vjeçari Billy Joe Wardlow do të ekzekutohet sot me injeksion vdekjeprurës. Ai është dënuar pasi në moshën 18-vjeçare ka vrarë 82-vjeçarin Carl Cole, pas një grabitjeje me armë në qershor të vitit 1993, në shtëpinë e viktimës.

Billy Joe Wardlow

Avokatët e Wardlow kanë kërkuar në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me vdekje, pasi pretendojnë se kërkimet shkencore kanë treguar se truri i 18-vjeçarëve nuk është plotësisht i zhvilluar.

Ata e konsiderojnë grabitjen e armatosur si një “krim të pamenduar dhe naiv”, pasi qëllimi ishte që të vidhte kamionçinën e të moshuarit në mënyrë që të arratisej me të dashurën e tij.

Por, prokurorët i thanë Gjykatës së Lartë se 45-vjeçari e vrau me gjakftohtësi të moshuarin, kur mund ta vidhte fare lehtë kamionçinën, duke qenë se çelësat ishin në mjet.