Opozita Negociata me Metën për qeverinë teknike? Ja si përgjigjet Basha

Negociata me Metën për qeverinë teknike? Ja si përgjigjet Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në një lidhje live nga “Çadra e Lirisë” për emisionin Opinion, ka bërë më dije se Partia Demokratike nuk po bën negociata me kreun e LSI-së, Ilir Meta, përsa i përket qeverisë teknike.

Basha tha se PD nuk ka një plan B, plani është për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai deklaroi se Edi Rama ka humbur çdo shans për vetëm dy muaj kur erdhi në pushtet me Korçën.

“Ne kaluam ligjin me dekrimanilizimin dhe negociuam me ndërkombëtarët, por ai ende vazhdon të qeverisë me Elvis Rroshin. Në kushtet e moszbatimit të ligjit të dekriminalizimit. E vetmja mundësi që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme është vetëm një qeveri teknike. Në Shqipëri do ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha kreu i PD.

Basha theksoi se PD nuk kërkon shpëtimin tek askush tjetër, përveç qytetarëve që i janë bashkuar protestës së opozitës. Sipas tij, kjo nuk është një lëvizje e PD-së, por një lëvizje popullore.

Kreu i opozitës tha se është marrëzi se BE nuk i përkrah zgjedhjet e lira dhe të ndershme.