Kryesore Negociatat, Bullgaria jep “ok” për Shqipërinë, i vendos kushte Maqedonisë

Negociatat, Bullgaria jep “ok” për Shqipërinë, i vendos kushte Maqedonisë

Bullgaria ka vendosur të mbështesë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por për këtë të fundit ka vendosur kushte.

Në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave të Bullgarisë, thuhet vlerësimi i përgjithshëm për Shqipërinë është pozitiv, ndërsa theksohet se çelja e negociatave me vetëm njërin prej shteteve do të kishte pasoja jo vetëm për shtetin e mbetur jashtë, por edhe për rajonin.

“Shqipëria duhet të garantojë maksimalisht të drejtat e pakicës bullgare, jo vetëm në zonën tradicionale ku ata kanë jetuar, por kudo që mund të jetojnë në Shqipëri. Gjithashtu presim që censusi i popullsisë të kryhet sipas standardeve më të larta europiane dhe të pasqyrojë etninë e vërtetë të njerëzve”, thuhet në dokumentin e Qeverisë.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, Qeveria bullgare ka vendosur disa kushte. Asaj i kërkohet të ndërpresë gjuhën e urrejtjes ndaj bullgarëve dhe Bullgarisë, të pranojë përfundimet e Komisionit mbi Çështjet Historike dhe Arsimore si të vërteta historike, të heqë gjuhën ofenduese ndaj tabelave dhe vendeve historike, si dhe të heqë dorë nga pretendimet për minoritet maqedonas në Bullgari.

Kushtet do të duhet të miratohen më parë në Parlament, por nëse këto plotësohen nga Maqedonia e Veriut, atëherë ajo do të japë dritën jeshile për çeljen e negociatave.