Kryesore Negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes

Negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh e keqardhur për vendimin negativ të dalë nga samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

Çështja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të rikthehet në pranverën e vitit të ardhshëm.

“Kur diskutuam hapjen e fatkeqësisht nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet, nëse do të përmbusheshin disa kushte, por nuk arritëm unanimitet mbi këtë çështje”, tha Merkel.

“Do të vazhdojmë të diskutojmë këtë temë dhe kemi rënë dakord që para samitit e Zagrebit do t’i rikthehemi kësaj çështjeje.

Duhet të pranojmë që Maqedonia ka bërë shumë me çështjen e emrit. Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut. Por nuk arritëm të kishim vendim unanim për përparimet që kanë bërë.

Kur sheh hartën, e kupton se sa e rëndësishme që është këto vende të bëhen pjesë e Bashkimit Europian”, theksoi kancelarja gjermane.

E pyetur se pse ishte kundër ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë, Kancelarja Merkel tha se nuk kishte shumë shtete që ishin pro këtij vendimi.

Të dy shtetet kanë bërë përparime të mëdha. Procesi i vetting-ut në Shqipëri po vazhdon prej disa kohësh, ndërsa Maqedonia ka bërë një marrëveshje të rëndësishme për ndryshimin e emrit. Do të ishte më e zgjuar nga ana jonë që t’i mbanim shtetet bashkë”, u shpreh Merkel.