Kryesore Negociatat, Merkel përcjell qëndrimin e qeverisë gjermane: Rekomandim pozitiv për Shqipërinë dhe...

Negociatat, Merkel përcjell qëndrimin e qeverisë gjermane: Rekomandim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë konferencës për shtyp me kryeministren serbe, Ana Brnabic, tha se qeveria federale është pro hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se tani i takon Bundestagut të vendosë përfundimisht.

Më tej Merkel shtoi se nuk të flasë se çfarë vendimi do të merrnin vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

“Nuk mund të flas për vendet e tjera, pasi ato vendosin vetë, por së pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun gjerman. Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv me për të dy vendet me specifikat e veta, si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë, por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi një vendim”.

E pyetur nga gazetarët lidhur me opinionin e Francës dhe Holandës, që janë dy vendet skeptike për zgjerimin e BE. Merkel zgjodhi të heshtë, me theksin vetëm te vlerësimi pozitiv i Gjermanisë. Ndërsa për Serbinë Merkel deklaroi se  ka një përparim të konsiderueshëm.

“Nëse Serbia i plotëson kushtet e saj, atëherë ka ardhur koha të flasim për pranimin,” tha Merkel.