Kryesore Negociatat, Pendarovski: Ndarja nga Shqipëria nuk ka qenë kurrë pjesë e fjalorit...

Negociatat, Pendarovski: Ndarja nga Shqipëria nuk ka qenë kurrë pjesë e fjalorit tim

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin Ilir Meta, deklaroi se “procesi i ndarjes së dy shteteve asnjëherë nuk ka qenë pjesë e fjalorit tim sepse mendoj sepse negociatat duhet të hapeshin për të dyja shtetet”.

“Ne shpenzuam shumë kohë t’i bindnim liderët evropianë se nuk bëhej fjalë për anëtarësim, por për një proces që do të vazhdojë me vite. Serbia ka 5 vjet negociata dhe është ende larg anëtarësimit. Është proces i gjatë dhe kishte kohë për afrimin e standardeve evropiane”, tha Pendarovski.

Sipas tij, “Ballkani nuk duhet të mbesë një rajon i harruar”.

“Nëse nuk kemi Ballkan të qëndrueshëm, as Evropa nuk do të jetë e qëndrueshme”, u shpreh Pendarovski.