Politika Negociatat për reformën, Kim, Soreca dhe ambasadori britanik në selinë e PD

Negociatat për reformën, Kim, Soreca dhe ambasadori britanik në selinë e PD

Pas dështimit të një marrëveshje një ditë më parë, kjo e hënë ka nisur me negociata nga ndërkombëtarët, në përpjekje për të ndihmuar mazhorancën dhe opozitën të gjejnë kompromis.

Burime të A2 konfirmojnë se herët në mëngjes, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian kanë qenë në komunikim me Partinë Demokratike, me qëllim që palët të afrojnë qëndrimet e tyre, por edhe të bëjnë lëshimet e nevojshme që çojnë në dakordësi.

Nga ana tjetër, edhe vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha është vënë në lëvizje duke thirrur sot në mbledhje ekspertët demokratë për reformën zgjedhore. Më pas në orën 14:00 kreu i PD-së do të mbledhë edhe aleatët e opozitës së bashkuar, për t’i njohur mbi çfarë u negociua në tryezë një ditë më parë dhe çfarë mund të çojë në marrëveshjen e shumëkërkuar nga faktori ndërkombëtar për Reformën Zgjedhore.

Ndërsa në orën 15:00, ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ai i BE, Luigi Soreca, dhe ai i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, do të shkojnë në selinë e PD. Norman është njeriu i cili negocioi uljen e palëve në tryezë për Reformën Zgjedhore në janar./ A2