Kryesore Negociatat shtyhen në tetor, reagon Rama: Lajm pozitiv nga Europa, Shqipëria po...

Negociatat shtyhen në tetor, reagon Rama: Lajm pozitiv nga Europa, Shqipëria po reziston

Këshilli i BE vendosi të shtyjë për në tetor vendimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Menjëherë pas këtij vendimi ka reaguar edhe Kryeministri Rama.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama e konsideron një lajm shumë pozitiv vendimin e sotëm.  Ai thekson se pavarësisht tentativave për të bllokuar rrugën europiane, Shqipëria po reziston.

“Lajm shumë pozitiv nga Europa në rrugën e çeljes së negociatave. Pavarësisht luftës pa limite të frontit politik të së keqes, që po bën çmos të sakatojë vendin në sytë e Europës, për të bllokuar negociatat me sharje, kërcënime, molotovë e përgjime baltosëse, Shqipëria po reziston.

Ministrat e Jashtëm të BE kanë miratuar në Luksemburg, kalimin tek kryetarët e shteteve të rekomandimit për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, me synim muajin tetor. Le t’i rezistojmë deri në fund ofensivës së baltës dhe gurëve kundër Shqipërisë. Të gjithë bashkë në 30qershor”, shkruan Rama.

Më herët në një konferencë për shtyp eurokomisioneri Johannes Hahn tha se katër shtete të Bashkimit Europian janë skeptike për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Në një konferencë shtypi lidhur me integrimin në BE të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, eurokomisioneri bëri me dije se nuk është marrë asnjë vendim dhe ka sqaruar se duhet më shumë kohë për vendimmarrje, dhe kjo pritet të ndodhë në muajin Teto