Politika Negociatat, Soreca thirrje urgjente qeverisë dhe opozitës

Negociatat, Soreca thirrje urgjente qeverisë dhe opozitës

Pas vendimit të Këshillit europian për të shtyrë zyrtasrisht në tetor vendimin për negociatat për Shqipërinë, ka ardhur dhe reagimi i ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca.

Ai thotë se është koha që të gjitha institucionet të vazhdojnë të përqendrohen në procesin e reformave, veçanërisht në atë në drejtësi.

Soreca bën thirrje për nisje urgjente të dialogut mes partive politike për të kapërcyer krizën dhe  për të siguruar që Shqipëria mund të vazhdojë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në  BE.

 “Këshilli Europian ka rikonfirmuar sot angazhimin e tij për zgjerimin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nuk ka kohë për të humbur,” përfundon Soreca.

Më herët, komisioneri Hahn tha se kriza politike ka ndikuar në vendimin e disa shteteve. Sipas tij, Gjermania, Franca dhe Danimarka janë skeptike për Shqipërinë.