Kryesore Negociatat/ Tanja Fajon shpërthen kundër Francës: Lojë e ndyrë politike e Macron

Negociatat/ Tanja Fajon shpërthen kundër Francës: Lojë e ndyrë politike e Macron

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Francës për të bllokuar çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Tanja Fajon nëpërmjet një postimi në Twitter ka zbuluar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e morën dritën jeshile për negociatat dhe kjo, shton ajo, prej qëndrimit të Francës.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën dritën e tyre të gjelbër për të hapur bisedime me BE dje. Besueshmëria e Unionit është shkatërruar. Franca po luan një lojë të ndyrë politike dhe kam frikë se të gjithë do ta paguajmë çmimin. Kjo është e papranueshme!”, shkruan Fajon.

Eurodeputetja sllovene ka qenë raportuese për Shqipërinë në Parlamentin Europian si dhe ka udhëhequr procesin e liberalizimit të vizave me vendet e BE, arritja më e madhe politike në rrugën e proceseve integruese, pas anëtarësimit në NATO në vitin 2009.