Bota Nën borë e acar, senatorja demokrate hyn në garën për Shtëpinë e...

Nën borë e acar, senatorja demokrate hyn në garën për Shtëpinë e Bardhë

Senatorja demokrate Amy Klobuchar e Minesotës shpalli kandidaturën e saj për zgjedhjet presidenciale në vitin 2020.

“Unë qëndroj përpara jush si mbesa e minatorëve, vajza e një mësuesi dhe gazetari, gruaja e parë në Minesota dhe shpall kandidaturën time për presidencën e Shteteve të Bashkuara”, u tha Klobuchar mbështetësve të saj në Minesota.

Pavarësisht motit të ftohtë dhe borës, Klobuchar njoftoi kandidaturën e saj para mbështetësve të shumtë në një park pranë lumit Misisipi.

Klobuchar, 58 vjeçe, e cili aktualisht mban mandatin e tretë gjashtëvjeçar të senatores së Minesotës, është bashkuar me listën e tanishme të demokratëve që pretendojnë të udhëheqin Shtëpinë e Bardhë.

Krahas saj janë dhe senatorët Cory Booker nga New Jersey, Kamala Harris nga Kalifornia dhe Elizabeth Warren nga Massachusetts.

Klobuchar është deri më tani kandidatja më i shquar nga Midwest, ku demokratët po përpiqen të rifitojnë votuesit pasi rajoni kontribuoi në fitoren e Trump-it në zgjedhjet e vitit 2016.