Bota Nëna shet fëmijën për 2500 dollarë, të njëjtin plan kishte edhe për...

Nëna shet fëmijën për 2500 dollarë, të njëjtin plan kishte edhe për dy të tjerët

Një grua  nga Teksasi shiti djalin e saj shtatëvjeçar për 2.500 dollarë për të paguar një borxh  droge. Ajo është dënuar me gjashtë vjet burg. Esmeralda Garza, u deklarua fajtore për tri akuza, shitjen e fëmijë, pastrimin e parave dhe planifikimin për shitjen e fëmijëve të tjerë.

Hetuesit thanë se Garza kishte planifikuar gjithashtu të shiste vajzat e saja, dy dhe tre vjeçare. Departamenti i Sigurisë Publike i Teksasit e zbuloi  djalin e Garzës në një shtëpi në Corpus Christi, gjatë ekzekutimit të një urdhër-kërkimi për drogë, në qershor 2018.

“Një grua në shtëpi u tha autoriteteve se kishte blerë djalin nga Garza për 2.500 dollarë”, sipas ‘USA Today’. Garza pastaj u tha hetuesve se ajo dhe i dashuri i saj kishin borxhe droge dhe ia dhanë fëmijën një gruaje.