Bota Nëndetësja ruse e mbytur, “mjet sabotazhi për kabllo nënujorë”

Nëndetësja ruse e mbytur, “mjet sabotazhi për kabllo nënujorë”

Nëndetësja ruse që mori flakë të hënën, duke shkaktuar vdekjen e 14 personave, ishte një mjet spiunazhi me fuqi bërthamore.

Sipas autoriteteve ruse, nëndetësja ishte nisur në një mision për të studiuar fundin e detit.

Por Pentagoni e quan këtë nëndetëse, model AS-12, “mjet sabotazhi”.

Sipas Pentagonit, nëndetësja vendos ndijues elektronikë nënujorë, si dhe ka aftësinë të gjejë e madje të presë kabllo transoqeanike nëpërmjet të cilave kryhen lidhje të rëndësishme interneti midis SHBA-ve dhe Europës.

Gjatë kohës së incidentit, nëndetësja ishte duke punuar në territorin ujor rus midis Rusisë, Norvegjisë dhe Oqeanit Arktik.

Autoritetet e Sigurisë Bërthamore dhe të Rrezatimeve në Norvegji thanë se zyrtarët rusë i kishin informuar se brenda nëndetëses kishte pasur një shpërthim gazi.

Pesë të mbijetuar u nxorën nga nëndetësja dhe u dërguan në një spital ushtarak, me pasoja helmimi dhe dëme të tjera fizike.

Mes 14 të vdekurve kishte zyrtarë shumë të lartë rusë, shtatë prej të cilëve ishin kapitenë të rangut të lartë, dhe dy të tjerë kishin marrë gradën “hero”.