Bota “Nëse arrijmë nën 20 mijë viktima mund të themi që ia kemi...

“Nëse arrijmë nën 20 mijë viktima mund të themi që ia kemi dalë”

Një deklaratë e pazakontë vjen nga kreu i Shërbimit Kombëtar të Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Stephen Powis, gjatë një konference të shkurtër për shtyp.

Zyrtari i lartë i shëndetësisë britanike u shpreh para mediave se nëse numri i viktimave në Britani mbahet nën 20 mijë atëherë mund të thuhet se është bërë një punë e mirë.

“Kemi mundësi që t’ia dalim përballë këtij virusi”, shtoi Poëis.

Deri tani në Britaninë e Madhe numri i viktimave ka arritur në 1019, ndërsa të prekurit nga koronavirusi u rritën me 2500 në 24 orët e fundit.