Extra Nëse bëni këtë gabim në palestër nuk do të bini kurrë në...

Nëse bëni këtë gabim në palestër nuk do të bini kurrë në peshë

Palestra nuk duhet marrë me vrull. Kjo pasi nuk ka ndonjë efekt në trupin tonë, sipas ekspertëve. Ata thonë se të nisësh palestrën me intensitet të madh nuk ka rezultate pozitive.

Problemi me fillestarët është se ata shkojnë në palestër dhe shohin individë të cilët ushtrohen prej shumë kohësh dhe tentojnë që të mbajnë të njëjtin ritëm me ta. Ky është një problem se nuk sjell ndonjë përfitim sado të ushtroheni në palestër. Ekspertët thonë se ajo që duhet të bësh është të ndryshosh herë pas here mënyrën se si ushtrohesh.

Sekreti është kombinimi i ushtrimeve dhe do të kuptosh se do ta ndiesh veten më mirë. Lauren Fairbanks, një trajnere personale në Equinox, tha se për të pasur më shumë rezultat nga palestra “duhet të përziesh ushtrimet për të shmangur mërzinë dhe për të pasur më shumë rezultat”.

Gjithashtu një gabim tjetër që nuk duhet bërë kur shkoni në palestër është zgjedhja e veshjeve dhe veçanërisht këpucëve.

Përceptimi se çdo lloj i këpucëve sportive është i përshtatshëm për vrapim, është i gabuar. Në fakt, atletet kanë rol të rëndësishëm në teknikën e vrapimit e po ashtu edhe në eliminimin e impaktit të cilin e pranojmë nga forca e gravitetit. Nga këpucët e papërshtatshme mund të kemi dhimbje të nyjeve të këmbëve, gjunjëve, ijeve si dhe pjesës së poshtme të shpinës. Përdorimi sistematik i këpucëve të papërshtatshme mund të çojë edhe deri tek disbalanca muskulore dhe devijimet e pjesëve të ndryshme të trupit. Zgjidhja do të ishte të blini një palë këpucë të cilat e absorbojnë impaktin sidomos në zonat në të cilat pozicionimi dhe mënyra si ecim apo vrapojmë janë më të ngarkuara gjatë lëvizjes.