Ekonomi Nëse doni të udhëtoni këtë vit, ja çfarë periudhe janë biletat më...

Nëse doni të udhëtoni këtë vit, ja çfarë periudhe janë biletat më të lira

Nëse doni të bëni ndonjë udhëtim këtë vit, atëherë planifikojeni në 6 muajt e parë të vitit.

Çmimet e biletave janë në nivelet e tyre më të ulëta dhe për shumë destinacione italiane mund të gjesh një biletë vajtje-ardhje për 100 euro, nëse e prenoton në avancë.

Në Romë, në mars mund të bëni një udhëtim vajtje-ardhje me 140 euro. Për në Londër, në muajin mars mund të gjesh bileta me 120 euro vajtje-ardhje. Rreth 100 euro është dhe bileta për në Budapest në mars.

Më të lira janë dhe destinacionet e Gjermanisë, ku një biletë për në Dortmund vajtje-ardhje kushton rreth 130 euro.

Për në Shtetet e Bashkuara, deri në muajin qershor, biletat janë mesatarisht 600-700 euro vajtje-ardhje.

Por kujdes pasi duke filluar nga muaji korrik, biletat pritet të jenë sërish të shtrenjta.

Ekspertët e agjencive turistike rekomandojnë që udhëtimi të planifikohet gjithnjë disa muaj më herët, sidomos kur bëhet fjalë për periudhën e verës, që të mos përballen me çmime të papërballueshme prej 300 eurosh në një drejtim.

Burimi: Monitor