Extra Nëse nuk dilni natën e Vitit të Ri, atëherë shikoni këta 7...

Nëse nuk dilni natën e Vitit të Ri, atëherë shikoni këta 7 filma

Ndonjëherë duhet të provoni ndjesinë e kalimit të natës së ndërrimit të viteve në shtëpi, pranë familjes, oxhakut dhe duke parë filmin tuaj të preferuar.

Ashtu si për Krishtlindje edhe për Vitin e Ri ka disa filma klasikë që të japin ndjesinë e shpresës dhe gëzimit.

Ja disa nga filmat që duhet të shikoni në orët e para të 2019-s dhe do t’ju bëjnë të ndiheni shumë mirë që nuk dolët.

1- Sex and the City

Ndërkohë që “Sex and the City” zhvillohet gjatë një viti, pjesa e tij kulmore është e Vitit të Ri, që tregon se Carrie po kalon nëpër rrugët me dëborë të Nju-Jorkut për të shkuar te mikesha e saj Miranda, ndërsa luhet në sfond “Auld Lang Syne”.

2- Holiday Inn

Nëse ju pëlqen ta kaloni Vitin e Ri me shampanjë dhe një muzikal, “Holiday Inn” i 1946-s është i duhur.

3- When Harry Met Sally

Të shikosh dy njerëz që bien në dashuri gjatë viteve është gjithmonë kënaqësi, por Meg Ryan dhe Billy Crystal përsosën procesin në filmin “When Harry Met Sally”. Puthja e Vitit të Ri është një nga gjërat më romantike të të gjitha kohërave.

4- Bridget Jones’s Diary

Një tjetër film ikonë i Vitit të Ri që tregon jetën tipike të një gruaje beqare.

5- Ocean’s 11

Në filmin origjinal të “Ocean’s 11” luan Frank Sinatra, Sammy Davis Jr dhe Dean Martin. Grabitja e kazinosë bëhet në prag të Vitit të Ri, me një pjesë kulminante kur ora shkon 00:00.

6- RENT

Fansat e filmave muzikal do ta cilësojnë “RENT” si të preferuarin e tyre. Pjesa e tij e parë zhvillohet mes natës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, ndërsa tregon shpresën që një vit i ri sjell te çdo njeri.

7- Snowpiercer

Është një aventurë e çuditshme, post-apokaliptike që ndodh tërësisht në tren. Festimi më i çuditshëm i Vitit të Ri i filmuar ndonjëherë e bën filmin tërësisht të paharrueshëm.