Aktualitet Nesër do të ketë ndërprerje energjie në Tiranë, ja zonat me kufizime

Nesër do të ketë ndërprerje energjie në Tiranë, ja zonat me kufizime

OSHEE, në një njoftim të sajin bënë me dije se për shkak të rikonstruksioneve të kabinave elektrike, këtë të martë do të stakohet energjia në disa zona të Tiranës.

Njoftim i plotë i OSHEE:

Përshëndetje. Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, data 15 Tetor

Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, ditën e martë, 15 tetor do të stakohet energjia elektrike në këto zona dhe orare

9:00-15:00
Pjesërisht rruga “Mine Peza”

9:00-10:00
Pjesërisht rruga “Kolë Koçi”

10:00-12:00
Pjesërisht rruga “Stefan Shundi”

12:00-15:00
Pjesërisht Rruga për Mëzez, tek Stacioni i pompave