Aktualitet Nesër do të ketë ndërprerje energjie në Tiranë, ja zonat me kufizime

Nesër do të ketë ndërprerje energjie në Tiranë, ja zonat me kufizime

Për shkak të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave elektrike në Tiranë, OSHEE njofton se disa zona nesër dhe pasnesër do të përballen me stakim të energjisë elektrike.

OSHEE jep një panoramë të përgjithshme se cilat zona do preken nga stakimi i energjisë, dhe apelon në mirëkuptimin e qytetarëve.

Njoftimi i OSHEE:

Stakim në datat 30-31 Gusht

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, investim që po zbatohet në kryeqytet, në datat 30-31 gusht do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë

30 gusht

09:00 – 13:00

rruga “Pjetër Bogdani”, rruga “Vaso Pasha”

09:00-15:00

rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Xhanfize Keko”, rruga “Mujo Ulqinaku”

12:00-15:00

rruga “Siri Kodra”,

31 gusht

9:00-15:00

rruga “Besim Alla”, zona Fushë “Misto Mame”

9:00-11:00

zona Yzberisht

09:00-15:00

rruga “Teodor Keko”, zona Unaza e Re pjesërisht, rruga “Mujo Ulqinaku

12:00-15:00

rruga “Mehmet Brocaj” pranë rajonit të Policisë nr 3.