Aktualitet Nesër ndërprerje energjie në Tiranë, zonat që preken dhe oraret

Nesër ndërprerje energjie në Tiranë, zonat që preken dhe oraret

Ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë.

Njoftimi është bërë nga OSHEE-ja sipas së cilës ndërprerjet vijnë për shkak të ndërhyrjeve në rrjet.

Rrugët dhe oraret që do preken nga ndërprerja e energjisë:

Konkretisht nga ora 09:00 deri në 14:00 do të ketë ndërprerje pjesërisht në Kodër Bërxullë, afër Urës së Limuthit.

Ndërkohë nga ora 09:00 deri në 15:00 do të ketë stakime pjesërisht rruga “Njazi Meka”, rruga “Vath Koreshi”, rruga “Mihal Grameno”.