Bota Netanyahu emëron një shef të ri të Mossad-it: Cohen e kreu misionin...

Netanyahu emëron një shef të ri të Mossad-it: Cohen e kreu misionin me arabët

Televizioni shtetëror izraelit (IPBC) tha se kryeministri Benjamin Netanyahu kishte vendosur të emërojë një zv/kryetar të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme (Mossad) si kreun e ri agjencisë, por nuk përcaktoi një datë kur qeveria izraelite do të aprovonte emërimin e ri.

Identiteti i drejtorit të ri të Mossad-it nuk është zbuluar për arsye sigurie. IPBC përmendi vetëm “D” si gërmë me të cilën nis emri i tij dhe që do të pasojë drejtorin aktual Yossi Cohen, i cili mori detyrën në 2016 dhe pritet të pensionohet së shpejti.

Në muajt e fundit, roli i Cohen është theksuar në marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe një numri vendesh arabe, të cilat shefi i Mossad ka vizituar dhe lidhur marrëveshje sigurie me të.

Izraeli ka një shërbim të inteligjencës që vepron jashtë vendit, pra Mossad, i cili quhet zyrtarisht “Instituti për Inteligjencën dhe Detyrat Speciale”. Raportet thonë se shërbimi është përgjegjës për vrasjet e liderëve palestinezë dhe arabë jashtë vendit.

Shërbimi i Përgjithshëm i Sigurisë ose Shin Bet (Shabak) është një tjetër agjenci izraelite e inteligjencës e ngarkuar me sigurinë e brendshme, por edhe për Bregun Perëndimor dhe rajonin e Rripit të Gazës.