Bota Netanyahu: Fitorja më e madhe e jetës sime

Netanyahu: Fitorja më e madhe e jetës sime

“Fitorja më e madhe e jetës sime, deklaroi  kryeministri Benyamin Netanyahu në fjalimin para partisë së tij ”Likud”, me rastin e triumfit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara të hënën.

“Izraelitët na kanë besuar sepse ata e dinë se ne u kemi sjellë atyre momentin më të mirë në historinë e Izraelit”, shtoi Netanyahu.

“Ishte një fitore e madhe për të djathtën, por para së gjithash dhe mbi të gjitha një fitore për ne, anëtarët e ‘Likud-it”, theksoi ai.

Pavarësisht se ende nuk e ka shumicën, Netanjahu premtoi të krijojë një qeveri të fortë kombëtare, në fjalimin e fitores në Tel Aviv.

“Duhet të shmangim zgjedhje të tjera, është koha për pajtim”, tha Netanjahu.

Zgjedhjet e së hënës ishin të tretat që zhvillohen në më pak se një vit, pasi asnjë prej liderëve nuk ishte në gjendje të krijonte qeverinë. Kryeministri 70-vjeçar Netanjahu, është më jetëgjati i Izraelit. Ai fitoi një mandat të pestë pasi ka qenë në pushtet nga 1996 deri në 1999 e sërish nga viti 2009 deri më tani. Votimi konsiderohej si një test kyç për Netanjahun, pasi u zhvillua dy javë para nisjes së gjyqit ku akuzohet për korrupsion.