Bota Netanyahu nuk arrin të formojë qeverinë, Izraeli sërish drejt zgjedhjeve

Netanyahu nuk arrin të formojë qeverinë, Izraeli sërish drejt zgjedhjeve

Kryeministri konservator izraelit, Benjamin Netanyahu nuk arriti të formojë një qeveri pas zgjedhjeve të katërta parlamentare të vendit në dy vjet. Dështimi i fundit i Netanyahut mund t’u japë kundërshtarëve të tij një shans për ta larguar nga pushteti 71-vjeçarin. Izraeli është në krizë të thellë politike, por për momentin Netanyahu mbetet në krye të një qeverie kalimtare. Ai qeveris prej 12 vjetësh dhe është kryeministri më jetëgjatë në historinë e vendit.

Përveç krizës politike Netanyahu po përballet aktualisht me një gjyq për korrupsion. Deri tani i ka mohuar akuzat. Presidenti Reuven Rivlin pritet të caktojë udhëheqësin e opozitës, Yair Lapid, të partisë së qendrës “Atid” për të formuar qeverinë.

Sidoqoftë, vëzhguesit thonë se as Lapid nuk do të jetë në gjendje ta formojë lehtësisht qeverinë, ndaj dhe zgjedhjet e pesta nuk përjashtohen. Nëse shkohet sërish në zgjedhje, Netanyahu do të mbetet sërish kryeministër në detyrë.