Kryesore “New York Times”: Pavarësisht protestave, Rama ka mbështetjen e SHBA dhe BE

“New York Times”: Pavarësisht protestave, Rama ka mbështetjen e SHBA dhe BE

Media prestigjioze “New York Times” i ka kushtuar një artikull protestave që po ndodhin në Ballkan.

New York Times shkruan se nga Bosnja në Serbi, madje edhe në Shqipëri, qytetarët kanë marrë rrugët për të protestuar ndaj një epidemie të pakënaqësisë.

Në fund të artikullit media amerikane fokusohet tek protesta në Shqipëri ku ndër të tjera shkruhet se “pavarësisht tubimeve kryeministri Rama ka mbështetjen e SHBA-se dhe BE-së është i sigurt në pushtet”.

“Në Shqipëri, protestuesit kanë organizuar tubime prej disa muajsh, madje janë përpjekur të sulmojnë parlamentin duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, të cilin ata e akuzojnë për korrupsion dhe manipulim të zgjedhjeve në vitin 2017. Megjithatë, z. Rama, i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, duket i sigurt në qeverisje. Shumë në Ballkan kishin shpresa se perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Europian mund të përforconte demokracitë e reja. Ndërsa zyrtarët në Bruksel janë të interesuar më shumë për të shmangur kërcënimet që vijnë nga nacionalistët brenda bllokut, interesi kryesor i Bashkimit Europian në Ballkan mbetet stabiliteti, madje edhe në kurriz të institucioneve demokratike, thonë kritikët”, përfundon shkrimi për Shqipërinë në New York Times.