Sport Newcastle asfalton Manchester United

Newcastle asfalton Manchester United

Zhgënjimi te Manchester United duket se nuk ka fund këtë sezon. “Djajtë e kuq” pësoi një tjetër disfatë, këtë herë me shifra të thella.

Skuadra e drejtuar nga Ruben Amorim u mposht 4-1 në transfertë ndaj Newcastle. Bardhezinjtë ishin të papërmbajtshëm, kryesisht në pjesën e dytë.

Tonali zhbllokoi takimin në minutën e 24-t, ndërsa Garnacho barazoi përkohësisht në minutën e 37-të.

Fraksioni i dytë nuk  kishte histori, me vendasit që shënuan edhe tre herë të tjera, dy herë me Barnes dhe një herë me Bruno Guimaraes.

Kjo është fitorja e katërt radhazi për Newcastle që ngjitet në vendin e katërt me 56 pikë, ndërsa United mban vendin e 14-të me 38 pikë.