Sport Neymar del hapur: Dua të luaj sërish me Messin

Neymar del hapur: Dua të luaj sërish me Messin

Neymar nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona dhe pas një periudhe në heshtje te Paris Saint Germain, ka dalë sërish hapur mbrëmjen e së mërkurës, menjëherë pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Manchester United.

Ylli Brazilian deklaroi për mediat se dëshiron të luajë sërish me Lionel Messin në të njëjtën skuadër dhe se duhet ta bëjë këtë duke nisur nga sezoni i ardhshëm, duke i hapur rrugë një tjetër operacioni të bujshëm merkatoje.

“Ajo që dua më shumë, është të luaj sërish me Messin. Dua të luaj me të dhe nëse ai do, i lë edhe rolin tim, pasi nuk është aspak problem. Sezonin tjetër duhet të luajmë se bashku sërish, patjetër”, deklaroi braziliani.

Neymar la Barcelonën në verën e 2017-ës për t’u transferuar te Paris Saint Germain, pasi këta të fundit paguan klauzolën prej 250 milionë eurosh, për prishjen e kontratës së brazilianit me klubin katalan.

Në janar te Barcelona do të mbahen zgjedhjet për president dhe kandidatët kanë si premtim rikthimin e Neymar, që do të shërbente jo vetëm për të marrë votat e aksionarëve, por edhe për të bindur Messin të vijojë të qëndrojë në “Camp Nou”.