Sport Neymar lë “thatë” Barçën dhe Realin, qëndron në Paris?

Neymar lë “thatë” Barçën dhe Realin, qëndron në Paris?

“Telenovela” e më e ndjekur e verës, ajo e transferimit të mundshëm të Neymarit në Spanjë, mund të mbyllet pa asnjë zhvillim të ri. Sipas prestigjiozes franceze L’Equipe, sulmuesi brazilian mund të qëndrojë në kryeqytetin francez duke lënë më gojë hapur Barçën dhe Real Madridin.

Fundi i merkatos është edhe më pranë, por PSG ende nuk ka marrë ofertën e duhur që plotëson kushtet financiare të vendosura nga drejtuesit.

Sipas një burimi të brendshëm të PSG-së, “nuk ka luftë mes brazilianit dhe krerëve të klubit, madje palët flasin në mënyrë të civilizuar.”

Edhe në Spanjë, me kalimin e ditëve, po flitet gjithnjë e më shumë për qëndrimin e Neymarit në Paris, sepse as Barcelona dhe as Real Madridi nuk janë të gatshme të bëjnë oferta të çmendura për një lojtar që u ble për shifrën rekord të 222 milionë eurove dy sezone më parë.