Sport Neymar te PSG deri në vitin 2025: Krenari që jam pjesë e...

Neymar te PSG deri në vitin 2025: Krenari që jam pjesë e këtij ekipi

Një frymëmarrje e thellë lehtësuese për të gjithë mbështetësit e Paris Saint-Germain. Klubi parizien njoftoi zyrtarisht këtë të shtunë rinovimin e kontratës së Neymar Juniorit për katër sezonet e ardhshme. Një sinjal i fortë i dërguar nga PSG, që blindon një nga lojtarët më të mire për katër sezonet e ardhshme. Tashmë mbetet për t’u parë nëse do të ndodhë e njëjta gjë edhe me Kylian Mbappénë.

PSG e zyrtarizoi rinovimin përmes një klipi të shkurtër, duke me momente të shkëlqyera të numrit 10 që nga transferimi i tij për 222 milionë euro nga Barcelona në verën e vitit 2017. “Këtu është Paris”, dëgjohet të thotë “ylli” brazilian.

“Është një kënaqësi e madhe të zgjas përvojën time te Paris Saint-Germain. Jam shumë i lumtur në Paris. Është krenari të jesh pjesë e këtij grupi, të punosh me këta lojtarë, këtë trajner të shkëlqyeshëm dhe të jesh pjesë e historisë së këtij klubi. Këto janë gjërat që më bëjnë të besoj në këtë projekt të madh.

Këtu unë jam rritur si person, qenie njerëzore dhe si lojtar, gjithashtu. Shpresoj të fitoj shumë më shumë trofe këtu”, – deklaroi Neymar.

Ndërsa presidenti Nasser Al-Khelaifi deklaroi: “Jam krenar që shoh Neymar Jr të riafirmojë angazhimin e tij afatgjatë, deri në vitin 2025, në familjen e Paris Saint-Germain. Ne jemi shumë të lumtur që e kemi pjesë të projektit tonë dhe që do të jetë pranë nesh për shumë vite”.