Aktualitet “Nga 7 janari, asnjë shërbim për “të fortët” e makinave. Po skedohen...

“Nga 7 janari, asnjë shërbim për “të fortët” e makinave. Po skedohen “ustallarët” e servilet”

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor deklaron se duke nisur nga data 7 janar 2019 do t’i ndalojë çdo shërbim automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë!

“Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe “ustallarët” dhe serviset!” njofton DPSHTRR.