Kuriozitete Nga Afrika në Kroaci për të takuar dashurinë… këtë e bën vetëm...

Nga Afrika në Kroaci për të takuar dashurinë… këtë e bën vetëm ky lejlek!

Ky lejlek e vërteton se dashuria në distanca të largëta mund të funksionojë. Klepetani, një lejlek mashkull në Afrikën e Jugut, fluturon mbi 12.000 kilometra çdo vit për të takuar dashurinë e tij, zonjën Malena.

Me aq sa është vëzhguar, kjo histori ka zgjatur të paktën 16 vjet. Historia e dashurisë zhvillohet mes një lejleku afrikan dhe një mikeshe të tij nga Kroacia.

Kanali televiziv i natyrës dhe udhëtimeve, Travel Plus, rrëfen historinë e këtij çifti që jetojnë në territore të ndryshme për shkak të klimës që ju përshtatet secilës palë.

Në bregdetin kroat, kjo histori është e njohur edhe për turistët.

Kleptan dhe Malena janë “përjashtim” në botën e lejlekëve, shpendë të cilët nuk shoqërohen përjetësisht në besnikëri.