Është zbardhur mënyra se si kanë votuar deputetët e rinj në seancën maratonë të Kuvendit ku u miratua qeveria e re dhe programi i saj politik në mandatin 4-vjeçar.
Pa surpriza nga kampi socialist. Mazhoranca ka votuar në tërësi pro vendimit. Në radhët e opozitës kanë votuar kundër 52 deputetë.
Megjithatë, disa prej aleatëve të Lulzim Bashës që garuan nën siglën e PD-së dhe koalicionit të tyre në zgjedhjet e 25 Prillit nuk kanë votuar fare, si Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi e Fatmir Mediu.
Gjithashtu Sali Berisha nuk ka votuar fare e bashkë me të edhe Flamur Noka. Këtë alternativë e kanë zgjedhur edhe 3 deputetë të LSI-së me kryetaren Monika Kryemadhi. Mirëpo Agron Çela, që ka dalë nga listat e LSI-së, nuk ka vepruar njëjtë si anëtarët e grupit të tij parlamentar dhe ka abstenuar.
Kush janë deputetët që nuk votuan fare: Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Nustret Avdulla, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, Seladin Jakuplltari, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Petrit Vasili, Erisa Xhixho.
Deputeti që abstenoi: Agron Çela