Politika Nga Berisha te Kryemadhi, kush ishin deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama...

Nga Berisha te Kryemadhi, kush ishin deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”

Është zbardhur mënyra se si kanë votuar deputetët e rinj në seancën maratonë të Kuvendit ku u miratua qeveria e re dhe programi i saj politik në mandatin 4-vjeçar.

Pa surpriza nga kampi socialist. Mazhoranca ka votuar në tërësi pro vendimit. Në radhët e opozitës kanë votuar kundër 52 deputetë.

Megjithatë, disa prej aleatëve të Lulzim Bashës që garuan nën siglën e PD-së dhe koalicionit të tyre në zgjedhjet e 25 Prillit nuk kanë votuar fare, si Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi e Fatmir Mediu.

Gjithashtu Sali Berisha nuk ka votuar fare e bashkë me të edhe Flamur Noka. Këtë alternativë e kanë zgjedhur edhe 3 deputetë të LSI-së me kryetaren Monika Kryemadhi. Mirëpo Agron Çela, që ka dalë nga listat e LSI-së, nuk ka vepruar njëjtë si anëtarët e grupit të tij parlamentar dhe ka abstenuar.

Kush janë deputetët që nuk votuan fare: Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Nustret Avdulla, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, Seladin Jakuplltari, Fatmir Mediu, Flamur Noka, Petrit Vasili, Erisa Xhixho.

Deputeti që abstenoi: Agron Çela