Extra Nga Britani në Holandë, sa fitojnë anëtarët e familjeve mbretërore?

Nga Britani në Holandë, sa fitojnë anëtarët e familjeve mbretërore?

kur Princesha Catharina-Amalia e Holandës

Sa fitojnë anëtarët e familjeve mbretërore që nuk janë monarkë?

Në Europë, ku një numër i madh monarkish parlamentare ekzistojnë ende në kontinent, çështja ka dalë në pah që kur Princesha Catharina-Amalia e Holandës refuzoi ndihmën e saj prej 25 000 euro në muaj.

Këtë gjest, Princesha e Kurorës e bëri për të pajtuar monarkinë holandeze dhe popullin, por ajo nuk është e para që ka marrë një iniciativë të tillë.

Elisabeth e Belgjikës, princesha që udhëheq me shembullin e saj

Princesha trashëgimtare e Kurorës belge, dy vjet më e madhe se Catharina-Amalia, gjithashtu hoqi dorë në mars 2019 nga kuota e saj mujore, për aq kohë sa trajnohet për t’u bërë një mbretëreshë e ardhshme.

Prindërit e saj, mbreti Philippe dhe mbretëresha Mathilde, vendosën që ajo të mos marrë para derisa të kryejë plotësisht detyrat e saj si princeshë.

Situata daneze, norvegjeze dhe spanjolle

Rasti i Belgjikës ose Holandës është i rrallë.

Danimarka, për shembull, e rregullon shumën e marrë nga secili anëtar i familjes. Kështu, Princi i Kurorës, Frederik dhe bashkëshortja e tij, Mary Donaldson, kanë të drejtën e 240 000 eurove në muaj.

Në tërësi, familja mbretërore daneze merr 975 000 euro në muaj.

Situata e familjes mbretërore norvegjeze është e ngjashme: monarkia kushton 40 milionë euro, por vetëm një pjesë e vogël e kësaj shume korrespondon me pagat e anëtarëve të saj.

Për mbretin Harald dhe mbretëreshën Sonja janë caktuar 1,5 milionë euro në muaj, kurse për Princin e Kurorës, Haakon dhe bashkëshorten e tij, Mette-Marit, një total prej një milion eurosh.

Familja mbretërore spanjolle ka një buxhet të përgjithshëm prej 8,4 milionë eurosh, që përfshin kuotat mujore të tre anëtarëve: Mbretit Felipe (pak më shumë se 250 000 euro bruto), mbretëreshës Letizia (139 000 euro) dhe mbretëreshës Sofia.

Luksemburgu, Lihtenshtajni dhe Monako

Në Luksemburg, Duka i Madh nuk ka pagë, por shpenzime argëtimi prej rreth 270 000 eurosh në vit, përveç 10 milionë eurove për të mirëmbajtur kështjellat dhe pagat e personelit.

Por e gjithë kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse pasuria, trashëgimia dhe biznesi i Henrit të Luksemburgut kapin vlerën e tre miliardë eurove.

Kjo është pak a shumë e njëjta shumë me atë që mban një prej fqinjëve të tij, Princi Hans-Adam i Lihtenshtajnit (rreth 200 000 euro), por ai drejton një fond dhe një bankë private, LGT Group, që i sollën 288 milionë euro fitim vitin e kaluar.

Kjo pasuri e tejkalon shumë atë të familjes mbretërore të Monakos, që ka një portofol të madh investimesh, por që nuk sjell shumë fitime: Rezultatet neto për këtë vit janë 79 milionë euro.

Rastet shumë specifike të Suedisë dhe Anglisë

Suedia gjithashtu funksionon me një model të përzier.

Madeleine e Suedisë, fitoi të ardhura nga investimet e saj midis 200 000 dhe 230 000 euro, të ngjashme me atë të motrës së saj Victoria, Princesha e Kurorës dhe, për më tepër, ajo paguan taksa si bashkëqytetarët e saj: midis 60 000 dhe 70 000 euro.

Në Suedi, i vetmi që ka një pagë fikse (me kosto më të lartë argëtimi) është Mbreti dhe kjo kuotë llogaritet në gati një milion euro në vit.

Familja Mbretërore britanike merr një ndihmë qeveritare mjaft modeste, por mbështetet në portofole investimesh dhe prona (Dukati i Lancaster për Mbretëreshën, Dukati i Cornwall për Princin e Uellsit), që mund t’i shfrytëzojnë si të duan dhe që sjellin midis 20 dhe 25 milionë euro të ardhura në vit.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, të cilët nuk kanë asnjë pagë, varen nga Princi Charles.

Anëtarët mbretërorë aktivë marrin atë që Mbretëresha dhe Princi Charles vendosin t’u japin.