Extra Nga David Beckham te Lady Gaga, të famshmit që do t’i bashkohen...

Nga David Beckham te Lady Gaga, të famshmit që do t’i bashkohen serialit “Friends”

Seriali i famshëm “Friends” do të rikthehet në HBO Max më 27 maj. Gjashtë miqve më të famshëm në botë do t’iu bashkohen edhe emra të tjerë të famshëm, përfshirë këtu edhe aktorët si Elliott Gould dhe Christina Pickles.

Po ashtu të ftuar specialë do të jenë David Beckham, Justin Bieber, James Corden, BTS, Cindy Crawford, Cara Delevingne, Lady Gaga, Elliott Gould, Kit Harington, Larry Hankin, Mindy Kaling, Thomas Lennon, Christina Pickles, Tom Selleck, James Michael, Tyler Maggie Wheeler, Reese Witherspoon dhe Malala Yousafzai.

Deri më tani dihet se Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt Le Blanc, Lisa Kudrow, David Schwimmer dhe Matthew Perry, nuk do të luajnë bazuar mbi një skenar apo karakteret që jemi mësuar t’i shohim përgjatë viteve.

Po ashtu është bërë e ditur se xhirimet e serialit do të bëhen në Stage 24 të Warner Bros, nën drejtimin e disa producentëve të rinj.