Extra Nga fantazmat, merimangat e deri te binjakët: Fobitë e çuditshme që kanë...

Nga fantazmat, merimangat e deri te binjakët: Fobitë e çuditshme që kanë të famshmit shqiptarë

Shpërndaje

Të gjithë ne kemi diçka që na frikëson dhe që e kemi fobi.

Ditën e diel, të gjithë u çuditën kur mësuam se moderatorja e njohur Xhemi Shehu, kishte fobi shkrepset, dhe madje as emrin s’donte t’u dëgjonte.

Mund t’ju duket e çuditshme por kështu janë fobitë.

Frikërat ndryshojnë nga një njeri te një tjetër në varësi të eksperiencave që ka pasur secili.

10 fobitë më të çuditshme që kanë 10 personazhet e njohur të ekranit shqiptar.

Xhemi Shehu

Këtë javë, në programin “Dua të të bëj të lumtur”, ishte e ftuar moderatorja shqiptare Xhemi Shehu. Ajo u surprizua në studio nga aktorët e “Portokallisë”. Këta të fundit i kishin sjellë një kuti Xhemit, për ta hapur live në emision. Kutia mbante emrin e aktores Renada Caci, e njohur si Luzja e Portokallisë dhe Xhemi e parandjeu se ajo mund të mbante brenda fobinë e saj më të madhe. Më pas moderatorja e hapi dhe brenda ndodheshin disa kuti me shkrepëse të cilat Xhemi i ka fobi dhe madje nuk do t’ua dëgjojë as emrin. E çuditshme apo jo!

 

Evi Reçi

Këngëtarja shqiptare Evi Reçi është shprehur kohë më parë se ka probleme sa herë sheh binjakë. “Sa herë i shoh dy binjakë bashkë nuk arrij të përqendrohem. Ky është problem”. E pyetur nga Ardit Gjebrea nëse do kishte një motër binjake, Evi ka thënë: “Besoj këtë fobi nuk do e kisha, por nuk do ta doja një motër binjake”. “Po nëse do të martoheshe me dikë që ka një binjak?”, e pyeti Arditi. “Do ishte tmerr”, u shpreh Evi.

 

Arjan Çani

Moderatori i njohur Arjan Çani ka fobinë që e kanë thuajse të gjitha femrat shqiptare: “Kam fobi nga merimangat, sepse nuk ua shoh asnjëherë fytyrën”, kështu ka thënë për ‘Mapo’-n moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani. Prezenca e tyre siç kuptohet nga përgjigjja, e tmerron Çanin. Në këtë rast mund të themi se nëse në “Zonë e lirë” ka hapësirë për çdo personazh, merimangat janë kategorikisht të ndaluara.

 

Aurela Gaçe

Duket si e pamundur kur sheh energjinë që ka dhe pasionin që përcjell Aurela Gaçe, por këngëtarja e dashur që numëron hite e çmime pafund, ka gjithashtu një fobi. Aurela është shprehur se i ka shumë frikë qentë, sidomos kur lehin! Fobia nga qentë, ose Kinofobia prek 36% të popullsisë në botë.

 

Arif Ziberi

Vokalisti i grupit “Elita 5” ka fobi udhëtimet me aeroplan.  “Definitivisht aeroplani është fobia ime. Jam munduar me vite që ta heq, por nuk mundem. Çdo herë e kam stres kur dua të shkoj në ndonjë udhëtim. Destinacionet e shkurta i përballoj disi, por këto të gjatat nuk mundem”.

 

Lorik Cana

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka ndarë me ndjekësit fobinë e tij më të madhe në profilin e tij në Instagram, gjatë një lidhjeje live. Ai ka treguar se bëhet fjalë për frikën ndaj vendeve të mbyllura. Kjo fobi, e quajtur Klaustrofobi prek rreth 15% të popullsisë në botë dhe mund të shkaktojë panik dhe ndjesi parehatie.

 

Albana Osmani

Insektet mbeten sërish fobia e pjesës më të madhe të njerëzve. Në këtë grup futet edhe moderatorja e njohur e “Top Show”, Albana Osmani e cila ka fobi karkalecat, sidomos ata me ngjyrë jeshile. I ka me të vërtetë  tmerr, sidomos pas një shakaje që i kanë bërë miqtë e vet duke ia hedhur përsipër. Osmanit i ka rënë të fikët menjëherë.

Rovena Dilo

Këngëtarja e ka thënë me herët se ka shumë frikë prej ambienteve të mbyllura. Për fat të keq, i ndodh shpesh që shohë ëndrra të frikshme e të zgjohet plot ankth!

Era Rusi

Fobia e këngëtares Era Rusi është akoma më e frikshme.  Frika e saj më e madhe janë tërmetet! Duke pasur apartamentin në katin e shtatë Era frikësohet se nuk do të arrijë të zbresë poshtë në kohë nëse bie një tërmet!

Ronela Hajati

Mund t’ju duket e çuditshme por këngëtarja, ka fobi shpirtrat apo fantazmat. “Kam frikë nga shpirtrat. Në përgjithësi nga gjërat që nuk mund t’i shoh, ndërsa nga ato që shoh nuk kam frikë fare”, thotë Ronela. Sipas saj, kjo lloj fobie asaj i është krijuar dhe i krijohet nga filmat e frikshëm që mund të qëllojë të shohë.