Kryesore Nga Hëna e kuqe tek bashkimi i saj me Afërditën: 2019-ta, i...

Nga Hëna e kuqe tek bashkimi i saj me Afërditën: 2019-ta, i pasur me ngjarje astronomike

Viti 2019 do të jetë i pasur me ngjarje të jashtëzakonshme astronomike.

Sipas parashikimeve, në muajin e parë mbretëreshë do të jetë Hëna, e cila në 21 Janar do të vishet me të kuqe. Do të jetë Super Hënë për nga dimensioni dhe do të dhurojë eklipsin total të dukshëm të fundit për disa vite.

Hëna do të jetë në distancën minimale më planetin tonë dhe për këtë do duket më e madhe dhe e ndritshme se zakonisht.

Ndërkohë që në mbrëmjet e para të vitit të ri priten edhe Kuadrantidet, yjet që bien, që do të zbukurojnë qiejt kryesisht në datat 3 dhe 4 Janar.

Por shkencëtarët thonë se padyshim eventi më i rëndësishëm do të jetë ai i Super Hënës në 21 Janar, i cili do të pasohet në datën 22 me një bashkim në qiell të Hënës me Afërditën.