Extra Nga i rrumbullakët te asimetrik, 7 forma të ndryshme gjoksi, cila është...

Nga i rrumbullakët te asimetrik, 7 forma të ndryshme gjoksi, cila është e juaja? (FOTO)

Funksional dhe njëkohësisht atraktiv, gjoksi i femrës ka forma të ndryshme. Ndryshimi nuk është vetëm në madhësi: gjoks i vogël apo i madh, pasi kjo dihet.

Një kompani e quajtur “Linger, dashuria e tretë” ka studiuar artin e gjoksit dhe ka identifikuar shtatë lloje gjoksi.

Është interesante se ne kurrë nuk kemi menduar për formën e gjoksit.

1-I RRUMBULLAKËT

Nëse format paraqiten të plota fund e krye, atëherë ju keni një gjoks të rrumbullakët. Njerëzit me këto asete nuk kanë nevojë për sutiena me mbushje pasi është kujdesur natyra për këtë gjë.

2- LINDJE-PERËNDIM

Thithat e gjoksit tuaj janë jashtë? Me siguri jeni një vajzë me gjoks lindje-perëndim. Ose kur ato sipas busullës kanë drejtime të ndryshme, nëse gjoksi yt priret të largohet nga qendra e kraharorit, mund ta fusni veten në këtë kategori. Ka kompani që sugjerojnë t-shirt, të cilat e zbutin formën e këtij lloj gjoksi i nxjerr në pah.

3- TË VEÇUAR

Nëse gjinjtë juaj kanë hapësirë mes tyre, ju keni gjoks të veçuar. Ky lloj gjoksi vjen më i mbushur dhe i plotë në krahasim me kategorinë lindje-perëndim. Gjoksi perfekt për rrobat e banjës.

4- PIKË LOTI

Gjoksi në formë pikë loti është pikërisht ashtu siç e dëgjoni. Ai nuk është i rrumbullakosur, por pak i plotë në krye dhe në fund. Ky lloj gjoksi, për fat të mirë, të ndihmon gjatë gji-dhënies.

5- I VOGËL

Gjoksi i vogël priret të jetë i zbehtë në krye, por i plotë nga fundi. Më tepër i gjatë sesa i gjerë. Keni këtë lloj gjoksi? Sipas dimensioneve është gjoksi më i gjykuar. Prova shtesë për të vërtetuar se keni një gjoks të hollë është se ky lloj gjiri ka formën e një filxhani. Për këtë lloj gjoksi, sugjerohen sutiena me mbushje për ta ngritur.

6- ASIMETRIK

Mund të tingëllojë e çuditshme, por shumica e grave kanë gjoks asimetrik si në formë edhe në madhësi. Nëse njëri nga gjokset është dukshëm më i madh se tjetri, atëherë ju me siguri keni një gjoks asimetrik. Zakonisht, mospërputhja nuk është shumë drastike, por ju mund ta mbushni gjoksin me një mbushje false duke bërë një mashtrim të bukur.

7- FORMË ZILE

“Formë zilesh” – mund të tingëllojë i ngjashëm me gjoksin e hollë, por ky lloj gjoksi tenton të jetë më i madh. Pra, kur të shkoni për shopping, qëndroni larg sutienave që nuk janë të përshtatshme për këndet e gjoksit tuaj.

Tani keni ide të qarta në lidhje me formën e gjoksit. Çfarë forme keni ju?