Sport Nga karantina në karantinë, skuadra e futbollit të Wuhan nuk gjen qetësi

Nga karantina në karantinë, skuadra e futbollit të Wuhan nuk gjen qetësi

Në muajin janar, kur në Wuhan shpërtheu koronavirusi, skuadra e këtij qyteti kinez u zhvendos në Spanjë për të zhvilluar fazën përgatitore, por atëherë askush nuk donte të luante ndeshje miqësore me ata pasi frikësohej mos infektohej me virusin e rrezikshëm.

Prej janarit, Wuhan Zall vijoi të qëndrojë në Spanjë, deri një ditë më parë, kur si pasojë e përhapjes së virusit në shtetin spanjoll, ata u detyruan të rikthehen në Kinë, si vend më i sigurt.

Por skuadra e Wuhan nuk gjen qetësi edhe në Kinë. I gjithë stafi i skuadrës, futbollistë e trajnerë, iu nënshtruan një karantine, që do të zgjatë plot 14 ditë dhe vetëm më pas do të mund të lëvizin e t’i rikthehen stërvitjes, nëse do të jetë normalizuar plotësisht situata.