Extra Nga kokaina, tek 5G: Pyetjet më të çuditshme që i bënë sonte...

Nga kokaina, tek 5G: Pyetjet më të çuditshme që i bënë sonte Piperos

Pëllumb Pipero është bërë shumë i famshëm, edhe për faktin se është shumë popullor dhe i drejtpërdrejtë, ndërsa nuk përton ti përgjigjet askujt, po ashtu edhe ftesave në media.

Njerëzit kanë interes dhe pyetjet janë të pafundme, disa prej tyre e kanë tepruar edhe me pyetje naive

Disa nga pyetjet që njerëzit i bënë mjekut Pipero i cili jep përgjigje të shkurtra, janë si më poshtë:

Kam dhimbje koke dhe marrje mendsh, a kam koronavirus?

Pipero: Më pyesni mua sa më dhemb koka. Merrni një paracetamol. Monitoro temperaturën.

Kam mamanë me bronshit, është më e  rrezikuar nga koronavirusi?

Pipero: Nëse është kronike është me rrezik.

Kam një problem me frymëmarrjen, 15 frymëmarrje në minutë, a është normale?

Pipero: 15 frymëmarrje në minutë janë normale, por mund të jetë ftohje muskulare.

Pas një operacioni për tiroidet kam një defekt tek kordat, kordat hapën 6-7 cm kur normalja është 3. A rrezikoj nga virusi?

Pipero: Njëlloj si qytetarët e tjerë.

Mos ka lidhje vaksina me 5G?

Pipero: Këto historitë e 5 G nuk i besoj fare.

A janë në rrezik gratë shtatzëna nga koronavirusi, më shumë se të tjerët?

Pipero: Jo në mënyrë specifike. E vetmja këshillë është që të tregohet e kujdesshme si deri sot, të vijojë që të marrë të njëjtat masa. Pra se si natyrë një grua shtatzënë është më e kujdesshme.

A të bën mirë kokaina? A kanë më rrezik për tu infektuar?

Pipero: Janë të rrezikuar, por nuk kemi asnjë informacion nëse janë më shumë të rrezikuar.