Sport Nga Napoli te Juventusi, shumë emra të mëdhenj duan Bajramin

Nga Napoli te Juventusi, shumë emra të mëdhenj duan Bajramin

Nedim Bajrami po shijon një sezon mbresëlënës tek Empoli. Falë golave ​​dhe asisteve të tij ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, madje edhe disa emrave të mëdhenj. Sassuolo ishte gati të investonte 10 milionë për të në janar, por Empoli nuk ka ndërmend ta privojë veten tani.

Më pas, në garë hynë Napoli dhe Lazio, me Spallettin dhe Sarrin që e vlerësojnë shumë mesfushorin-sulmues shqiptar. Pa marrë parasysh që Interi e ndoqi nga afër në ndeshjen e fundit të Kupës së Italisë dhe se Juventusi, në vitin 2019, ishte një hap larg blerjes së tij, përpara se të zbarkonte nga Grasshopper në Toskanë.

Tani, trajneri Andreazzoli po e shijon, ndërsa në verë do të ketë “ankand” për shqiptarin. Këtë gjë e raporton sot “Gazzetta dello Sport”.