Extra Nga nesër do të flemë një orë më shumë

Nga nesër do të flemë një orë më shumë

Në orën 03.00 të mëngjesit të 29 tetorit, pra, të kësaj të diele akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta pas, çka do të thotë do të mund të flemë në mëngjes një orë më shumë.

Prej shumë vitesh ndryshimi i orës bëhet për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit dhe për të kursyer energji.

Teoria e ndryshimit të orës është hedhur që në shekullin XVIII, nga Benjamin Franklin, me argumentin se me realizimin e saj do të kursehej shumë energji.

Në fillim të shekullit të XX, teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komuneve që i dha dritën e jeshile projektit “British Summer Time” në vitin 1916, ku përfshihej lëvizja e akrepave të orës përpara gjatë verës për të kursyer energji. Ora dimërore do të zgjasë deri të dielën e fundit të tetorit.