Sport Nga Portugalia: Ronaldo kërkon ta mbyllë karrierën te Sportingu i Lisbonës

Nga Portugalia: Ronaldo kërkon ta mbyllë karrierën te Sportingu i Lisbonës

Cristiano Ronaldo dhe Juventus kanë një kontratë deri në vitin 2022, por zërat për një lamtumirë të parakohshme po bëhen gjithnjë e më insistuese. Më i fundit vjen nga Portugalia, sipas të përditshmes sportive Record, sulmuesi i Juventusit, ndihet i joshur nga ideja për një rikthim në atdhe. Do ta mbyllte karrierën aty ku e nisi, duke luajtur deri në moshën 40-vjeçare me fanellën e Sportingut të Lisbonës. Zgjedhja e Cristiano Ronaldos natyrisht që ka pas edhe bekimin e familjes së tij.

Cristiano që ka përjetuar një sezon mes ulje ngritjesh ka në shënjestër  për momentin dy gjëra, klasifikimin e kryegolashënuesve të Serisë A, që dëshiron ta kryesojë me 27 gola aktualisht, si dhe të arrijë kuotën e 100 golave me fanellën bardhezi, për momentin ka koleksionuar 99 rrjeta, aq sa edhe Dybala.

Padyshim që Ronaldo ka ndër objektivat e tij edhe kualifikimin e Juventusit në Champions League, dhe në këtë aspekt është sfida e së dielës me Milanin që do të vendosë shumë. Kupa prestigjioze mbetet tani i vetmi fiksim për Ronaldon dhe klubin që pas një sezoni të komplikuar ndodhet në udhëkryqin deçiziv, ku drejtimin mund ta vendosë sërish ai, Ronaldo.