Extra Nga princesha Diana te Michael Jackson: 10 funeralet më të mëdha në...

Nga princesha Diana te Michael Jackson: 10 funeralet më të mëdha në histori

Këto janë 10 funeralet më madhështore të regjistruara në histori.

Princesha Diana

20 vjet më parë, më 6 shtator 1997, një arkivol bëri xhiron e Londrës, në anën e pasme të një karroce armësh.

Brenda arkivolit ishte trupi i Dianës, Princeshës së Uellsit, e cila kishte vdekur në një aksident automobilistik 7 ditë më parë.

Funerali ndoqi një protokoll të rreptë mbretëror, por askush nuk e kishte parashikuar madhësinë e turmave që do të mbushnin rrugët e Londrës në respekt të princeshës fatkeqe.

Vlerësohet se mbi 1 milion njerëz dolën për të parë procesionin.

Ngjarja u transmetua në televizione anembanë globit për një audiencë të vlerësuar prej mbi 2.5 miliardë njerëzish duke e bërë atë një nga ngjarjet më të ndjekura në histori.

Duka i Uellingtonit

Shumë historinë e gjurmojnë këtë traditë të procesioneve të gjata funerale kur një udhëheqës ndërron jetë në Epokën Viktoriane dhe me vdekjen e Dukës së Wellingtonit në vitin 1852.

Duka kish lënë në testamentin e tij se pas vdekjes, trupi duhet të lihej “në dispozicion të Sovranit të tij”.

Kështu, pas vdekjes së tij, Mbretëresha Viktoria deklaroi se funerali i tij duhet të ishte një ngjarje e paprecedentë që i përshtatej si madhështisë së karrierës ushtarake të Dukës edhe Perandorisë Britanike.

Funerali kërkoi plot 2 muaj për t’u përgatitur, gjatë të cilit trupi i Wellington u balsamos dhe udhëtoi përgjatë rrugëve dhe rrethinave të Londrës.

Në ditën e funeralit, 12 kuaj të zinj tërhoqën një karrocë të madhe prej bronzi të zbukuruar me shtiza, kreshta helmeta dhe topa, nëpër rrugët e Londrës.

10 000 marshues ndoqën pas dhe të pranishmit numëronin më shumë se 1.5 milionë njerëz, shumë të sjellë atje nga linjat e reja hekurudhore që lidhnin tashmë qytetet kryesore britanike.

Abraham Lincoln

Kjo traditë bëri jehonë edhe përtej Atlantikut, ku pas vdekjes së Presidentit Abraham Lincoln në 1865, trupi i tij u transportua me tren nga Uashingtoni në Illinois.

Ky udhëtim 2-javor u kthye në një traditë funerare de facto dhe u raportua se mbi 7 milionë njerëz u ndalën për të ofruar nderimet e tyre.

Treni udhëtoi nëpër 180 qytete dhe 7 shtete për plot 2.735 km.

Victor Hugo

Udhëheqësit shtetëror nuk janë të vetmit që janë nderuar me një funeral masiv.

Kur romancieri francez Victor Hugo vdiq në 1885, mbi 2 milionë njerëz vëzhguan procesionin e varrimit nga Harku i Triumfit deri në Panteon.

Shumë historinë e konsiderojnë këtë moment, si funeralin e parë masiv të organizuar nga shteti për një njeri të famshëm.

Megjithëse autori i Les Misérables dhe Kurrizos së Notre-Damit kishte kërkuar të varrosej në arkivolin e një të varfëri, gjithçka rreth funeralit të tij ishte madhështore.

Harku i Triumfit ku ishte vendosur arkivoli ishte i mbuluar me leckë të zezë dhe i rrethuar nga ushtarë mbi kalë që mbanin pishtarë. Gjatë procesionit, arkivolit i paraprinin 11 karroca me lule.

Chicago Tribune e quajti atë, “një nga funeralet më të shquar në historinë e botës”, megjithëse filozofi Friedrich Nietzsche e kritikoi atë si “një orgji pa shije dhe një vetë-admirim i tepruar”.

C.N Annadurai

Megjithatë, turma më e madhe funerale e regjistruar ndonjëherë ishte për një njeri pak të njohur jashtë vendit të tij.

Para vdekjes së tij në vitin 1969, C.N Annadurai ishte Kryeministër i Tamil Nadu, një krahinë në Indinë jugore.

Një aktor, shkrimtar dhe ithtar i kulturës Tamile – ai luftoi kundër imponimit të gjuhës hindi si gjuhë zyrtare e Indisë. Ai vdiq ndërsa ishte ende në detyrë dhe vlerësohet se më shumë se 15 milionë njerëz dolën në rrugë për të parë trupin tij.

Jozef Stalin

Më 6 mars 1953, arkivoli me trupin e Stalinit u ekspozua në Sallën e Kolonave në Shtëpinë e Sindikatave, duke qëndruar atje për 3 ditë.

Më 9 mars, trupi u dorëzua në Sheshin e Kuq përpara se të varrosej në Mauzoleumin e Leninit (ku do të qëndronte deri në vitin 1961).

Fjalime u mbajtën nga Hrushovi, Malenkovi, Molotovi dhe Beria e së bashku me përshëndetjet u qëllua 21 herë me armë nga brenda rrethinave të Kremlinit.

Përkujtime të ngjashme u mbajtën edhe në vende të tjera të Bllokut Lindor, përfshirë Kinën, Mongolinë dhe Korenë e Veriut.

Në përpjekjet e publikut për të nderuar Stalinin, një numër i madh njerëzish thuhet se u shtypën dhe u shkelën për vdekje. Hrushovi më vonë dha një vlerësim se 109 njerëz vdiqën në turmë, megjithëse numri real i vdekjeve mund të ketë qenë në mijëra.

Xhon Lenon

Kur John Lennon u vra, një nga zërat më të mëdhenj në botë u shua përgjithmonë.

Ndërsa lajmi i vdekjes së tij po përhapej, vigjiljet u shfaqën në qytete anembanë globit. Në qytetin e tij të lindjes, Liverpool, vlerësohet se 30,000 vetë morën pjesë në një meshë në nder të tij.

Po kështu, në qytetin e Nju Jorkut, më shumë se 50,000 vetë u mblodhën në parkun qendror për të bërë nderimet e tyre.

Ajo që e bëri vdekjen e tij kaq të paharrueshme ishte mesha e gjatë 10-minutëshe në heshtje që u mbajt për ta nderuar atë më 14 dhjetor 1980. Fansa në mbarë botën morën pjesë dhe stacionet radiofonike ndaluan transmetimet e tyre për t’ju bashkuar nderimeve.

Michael Jackson

12 ditë pas vdekjes së Michael Jackson, një shërbim përkujtimor publik u mbajt në Staples Center në Los Angeles. Është vlerësuar se rreth 1 milion fansa u përpoqën të vinin në ngjarje, kështu që zyrtarët e qytetit u kërkuan atyre që nuk kishin biletë të qëndronin në shtëpi.

Për shkak të volumit të madh, rrugët u mbyllën dhe 3.000 oficerë ishin në detyrë për të ruajtur rendin. Funerali përfundoi duke i kushtuar qytetit plot $1.4 milionë dollarë.

Papa Gjon Pali II

Për 27 vjet, Papa Gjon Pali i II-të ishte udhëheqësi i Kishës Katolike. Ai ishte i dashur nga njerëzit në mbarë botën. Në funeralin e tij morën pjesë liderë botërorë, të famshëm dhe udhëheqës fetarë nga 14 besime të ndryshme.

Shërbimi funeral kushtoi $12 milionë dollarë dhe aty morën pjesë 4 mbretër, 5 mbretëresha dhe 70 presidentë e kryeministra.

Elvis Presley

Elvis ishte mbreti i rock and roll-it dhe funerali i tij e pasqyroi këtë. Dikush mund të thotë se ai kishte një shërbim të përshtatshëm për një mbret dhe kjo është pjesërisht arsyeja pse ishte një shërbim funerali kaq i paharrueshëm.

Pas publikimit të lajmit, mijëra fansa u mblodhën në Graceland për të bërë nderimet e tyre. Për të përballuar volumin e njerëzve, Presidenti Carter thirri 300 trupa nga Garda Kombëtare për të ndihmuar në ruajtjen e rendit.

Trupi i Elvisit u varros pranë nënës së tij, ndërsa mijëra vajtues ishin të pranishëm në procesion.