Kuriozitete Nga rekordi te historia që lindi konceptin “republikë bananesh”: 8 gjëra që...

Nga rekordi te historia që lindi konceptin “republikë bananesh”: 8 gjëra që nuk i dini për bananet

Cili është vendi që kultivon më shumë banane? Çfarë është një “republikë bananesh”? A rrezikon të zhduket banania? Historia e frutit të dashur dhe sekretet e tij.

Kur kafshoni një banane mbase nuk e di që po kafshon një rekord: thuajse 100 milionë tonelata banane konsumohen çdo vit, gjë që e bën këtë frut që të jetë i katërti në bazën e ushqimeve më të rëndësishme në botë dhe të pestin si prodhim bujqësor për nga rëndësia në bursë, pas drithërave, sheqerit, kafes e kakaos. Dhe surprizat nuk kanë mbaruar..

Banane indiane. Nënkontinenti indian është kultivuesit më i madh i bananeve në botë, me rreth 30 milionë tonelata frut në vit. Një banane në katër rritet në Indi. Uganda dhe Kina e ndjekin me një distancë të madhe. Ekuadori, Kosta Rika e Kolumbia janë eksportuesit më të mëdhenj por nuk janë kultivuesit më të mëdhenj të saj.

Banane japoneze. Në ditët e sotme, Japonia është vendi në të cilin bananet kërkohen më së shumti. Rritja e popullaritetit të saj ka ardhur falë një diete ekstravagante lokale të emërtuar “Morning Banana Diet” që përcakton një regjim të thjeshtë: një mëngjes me banane (me dëshirë) dhe ujë natyral.

Gjethet. Të forta, fleksible dhe të dendura, ato përdoren shpesh për mbajtjen e ushqimeve ose si “pjata” në Azinë e Jugut.

Zhdukja. Dan Koeppel, autor i “Banania: Fati i frutit që ka ndryshuar botën” ka publikuar disa artikuj shkencorë lidhur me mundësinë e zhdukjes së tij. “Banania që mbërrin në tryezat tona është vetëm 1 nga mijëra llojet e bananes. Lloji i parë i saj që kemi ngrënë ishte “Gros Michel” dhe është zhdukur për shkak të neglizhencës apo budallallëkut të industrisë së bananeve” shkruan ai. Te “The Scientist” ai ka shpjeguar se është një varietet i ri i sëmundjes së mykut që ka zhdukur bananen “Gros Michel”  që po sulmon edhe llojin e bananes “Cavendish”që është nga varietet më të përhapura. Si ta parandalojmë? Sipas Koeppel, industria nuk duhet të përqendrohet vetëm në një lloj të bananes dhe duhet braktisur monokultura që bën të mundur lindjen e sëmundjeve kaq shkatërruese.

Për sport. Një studim i realizuar sëfundmi nga “Appalachian State University Human Performance Lab” ka dalë në konkluzionin se konsumi i gjysmë bananeje çdo 15 minuta gjatë një prove me kronometër në biçikletë do të ishte efikas njësoj si konsumi i një pije që u jepet aktualisht sportistëve.

Republika e bananeve. Shprehja përdoret për një vend politikisht të paqëndrueshëm, ekonomia e të cilit varet më së shumti nga eksportimi i një produkti të vetëm, si frut apo mineral. Kjo lidhet me shkrimtarin O. Henry (William Sydney Porter, 1862–1910) që përshkruan një republikë të tillë imagjinare në librin e tij “Cabbages and Kings”. Ai shkoi në Honduras dhe ndërsa qëndronte në një hotel të lirë shkroi koleksionin e historive, nga të cilat njëra ishte “Admiral”. Historia zhvillohej në tokën imagjinare të Anchuria-s, “një vend i vogël, republikë detare bananesh”.

Shprehjet e përdorura të shpien në mendje imazhin e një vendi tropikal dhe agrar. Por në fakt ajo që nënkuptohet në tekst është më e thellë: e lidhet me kompanitë amerikane të këtij fruti që kishin arritur të kishin një influencë të madhe në politikën e Hondurasit dhe të fqinjëve të tij.

Në fund të shekullit të 19-të amerikanët të lodhur me tentativat për kultivimin e këtij fruti panë të arsyeshme se do të ishte më e lirë që të importohej nga vendet me klimë më të ngrohtë të Amerikës Qendrore ku bananet dhe frutat e tjerë rriteshin shpejt. Gjigandët e kësaj industrie shkuan atje dhe ndërtuan rrugë, porte e hekurudha në këmbim të tokës. Në 1911 një prej kompanive mbështeti me armatime një grusht shteti kundër qeverisë së Hondurasit dhe arriti të fuqizohej falë presidentit të ri që erdhi në pushtet. Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në Guatemala në 1954. Gjithsesi, përtej historisë, kuptimi i vërtetë i emërtesës “republikë bananesh” është ajo e një vendi ku kompanitë e huaja kanë influencë në qeverisje.

Ana e errët. Sipas “Fairtrade International”, plantacionet e zakonshme të bananeve në Amerikën Qendrore përdorin deri në 70 kilogram pesticide për hektar, 10 herë më shumë sesa përdoret për kultura të tjera në vendet e industrializuara. Këto lëndë kimike mund të kenë një ndikim të rëndë në shëndetin e punonjësve dhe të personave të tjera që jetojnë në zonë. Në shumë plantacione, ditët e punës janë të gjata, shpesh 12 deri në 14 orë.