Extra Nga shokë dhome në shokë jete: Historia e lezetshme e dashurisë së...

Nga shokë dhome në shokë jete: Historia e lezetshme e dashurisë së aktores Margot Robbie

Margot Robbie është një nga yjet më të mëdha të Hollywood-it dhe publiku ka qenë gjithnjë i interesuar për jetën private të saj, ndoshta edhe për natyrën e rezervuar që ajo ka.

Aktorja është e martuar që prej vitit 2016. Bashkëshorti i saj është Tom Ackerley, ndihmës-regjisor nga Anglia. Ai dhe Margot janë bashkë-themelues të kompanisë së prodhimit, Lucky Chap. Disa prej filmave që janë prodhuar prej tyre janë “I”, “Termina”, “Tonya”, “Promising Young Woman” etj.

Para se të martoheshin, Robbie dhe Ackerley jetonin së bashku. Shumë çifte jetojnë bashkë para se të martohen dhe këtu s’ka asgjë të veçantë, por Robbie dhe Ackerley jetonin së bashku si shokë dhome në një shtëpi me tre dhoma gjumi, me 5 miq të tjerë, përpara se të fillonin të dilnin (jo si shokë). Kështu që, kur dyshja u përfshi në lidhje romantike jetesa me të tjerët në “familjen” e tyre të madhe ishte pak e sikletshme dhe e çuditshme.

“E mbajtëm sekret sepse s’po e merrnim seriozisht. I thoshim njëri-tjetrit që jemi vetëm shokë, por pastaj, të gjithë e morën vesh dhe në shtëpi u bë një luftë e vërtetë”, shprehet aktorja.

Në publik, dyshja rrallë paraqitet së bashku dhe kjo është ndoshta arsyeja që shumë njerëz nuk e dinë për ta. Të paktën, gjërat janë qetësuar me miqtë e çiftit, tani që ata jetojnë bashkë, por jo më si “shokë dhome”.