Sport Nga Sneijder, Figo dhe Mou, Moratti zbulon prapaskenat e Interit të tij

Nga Sneijder, Figo dhe Mou, Moratti zbulon prapaskenat e Interit të tij

“Ka shumë tifozë që më thonë të riblej Inter, por nuk kam ndërmend: me familjen Zhang është në duar të sigurta, sepse shikojnë drejt së ardhmes”. Massimo Moratti ka folur për historinë e tij zikaltër: “Doja të blija Cantona sepse mendoja se mund të zgjidhte shumë gjëra – deklaroi ish-presidenti i Inter, përpara se të zbulonte një prapaskenë mbi ardhjen e Sneijder në vitin e Tripletës. “Ma këshilloi një banakier i Forte dei Marmi. Ma shpjegoi aq mirë sa më bindi, duke më thënë se me të do të fitonim Champions League. E kërkova, por nuk e gjeta dot më”, tha ai.

Shumë prapaskena të rrëfyera nga Massimo Moratti, që nga blerja e skuadrës në mesin e viteve ’90: “Gruaja ime Milly e mësoi nga lajmet. Fëmijët e mi dhe unë patëm shumë frikë nga reagimi i saj, kështu që koha kaloi dhe në fund blerja ishte bërë”. Ose për blerjen e Luis Figo: “E bëra të nënshkruajë kontratën mbi një kartëpecetë, sepse ai kishte ardhur të më takonte në plazh. Ramë dakord për dy gjëra, donte të ishte i sigurtë për pagesën, sepse të nesërmen do të shkonte tek administratori i deleguar. E firmosi marrëveshjen në një nga kartëpecetat që shërbehet pas një aperitivi. Unë shkruajta shifrën e duhur, e firmosa dhe e çova pastaj në administratë”.

Përveç Sneijder e Figos, edhe ardhja e Mourinho ishte gjithashtu e veçantë: “Hyri fshehurazi në shtëpinë time në Paris“. Me Special One, erdhi Tripleta në 2010: “Një kujtim i mrekullueshëm, José më tha para fitores që do të largohej. Gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim gjithçka në atë moment dhe ai e bëri atë”.

Moratti ka folur edhe për lojtarët e Interit: “Edhe me Ibran shkëndija funksionoi, më pëlqen si njeri dhe ishte një profesionist i shkëlqyer. Një emër që pak njerëz e mbajnë mend është Ince, një nga blerjet e para”. Var? “Nuk më pëlqen”.

Në fund edhe një kujtim për derbin më të bukur: “I pari, ai i fituar 3-1 me Milan. Duhet të kumbisnim 5-0 sepse ata ishin shumë më të fortë dhe humbën shumë raste”. Mbi luftën e titullit: “Para të gjithash të shohim nëse do të vazhdojë. Inter ka shanse të mira, më duket viti i duhur. Pastaj të shohim, Conte është shumë i zoti”.