Sport Nga terrori i dhunës në familje në kampione bote

Nga terrori i dhunës në familje në kampione bote

“Ai më rrihte, gjuante, më mbyste derisa ngelja pa ndjenja, më mbulonte fytyrën me jastëkë, më dhunonte për orë të tërë, më qëllonte me thikë dhe më thoshte se do më vriste mua dhe djemtë, pastaj veten.”

Bec Rawlings, e konsideruar “Mbretëresha e boksit”, kujtoi momentet e terrorit ndërsa jetonte me një burrë që ushtronte dhunë ndaj saj.

Megjithëse australiania 29-vjeçare nuk qan më kur flet për martesën e saj të mjerë, disa plagë kurrë nuk do të shërohen për të.

Rreth gjashtë vite më parë, nuk mund të flinte pa frikën se bashkëshorti do ta vriste.

“Jam gjallë, mbijetova”, shprehet ajo.

Ish-luftëtarja e UFC, nënë e dy djemve, kampione e boksit, ka folur hapur për dhimbjen e saj pasi dëshiron të ndihmojë të gjitha femrat që vuajnë ashtu siç ka vuajtur ajo dikur.

Ajo dëshiron ti tregojë viktimave të abuzimit se nuk duhet të fajësojnë veten dhe se nuk janë të dobta.

“Unë jam përkufizimi i një gruaje të fuqishme. Nëse kjo ndodhi me mua, do të thotë se mund të ndodhë me këdo”, tha Bec.

Rawlings nuk ngriti padi kundër ish-bashkëshortit Dan Hyatt, babait të fëmijës së saj më të vogël.

Që kur lidhja e tyre përfundoi, ish-boksieri i MMA, Hyatt është shpallur fajtor për abuzimin fizik dhe emocional të të dashurave të tij. Dhe Rawlings i vjen keq që çështja e saj nuk kaloi në gjyq.

“Mund ti kisha shpëtuar vajzat e tjera nëse do e kisha akuzuar”, shtoi ajo, me dëshpërim. “Mënyra e vetme që më ka ngelur për ta bërë këtë është të tregoj historinë time. Shpresoj se nëse dikush që e lexon dhe e kupton se kjo më ka ndodhur mua, që dukem një grua e fortë dhe e patrembur, atëherë mund ti ndodhë kujtdo. Nuk do të thotë se je i dobët, nuk jeni patetikë sepse kështu u ndjeva unë.”

Me shumë guxim, Rawlings vendosi që të merrte dy djemtë e saj Enson dhe Zake, e të largohej nga shtëpia e saj në vitin 2013. Por po të mos kishte qenë për dy djemtë e saj, australiania shprehet se ndoshta do kishte qëndruar në atë marrëdhënie abuzive fizike dhe emocionale.

“U largova për të shpëtuar fëmijët”, tha ajo. “Sapo më kërcënoi se do ti lëndonte, ika. Nëse s’do ishte për djemtë, nuk do isha larguar kurrë.”

Rawlings u takua me Hyatt në 2010 dhe brenda tre muajsh, boksieria thotë se ai filloi ti ulte vlerat. AI luante me mendjen e saj dhe e torturonte. Kjo torturë u kthye fizike kur Raëlings mbeti shtatzënë me Enson. Dhuna ishte e pamëshirshme,  ishte e pranishme çdo ditë dhe si një ferr për të.

Por nga frika ajo qëndroi me ish-bashkëshortin.

“Ai ishte vetë boksier, kështu që edhe nëse përpiqesha nuk do e mundja dot. Ishte e pamundur për mua të mbroja veten. Ai më digjte rrobat. Më thoshte gjithmonë se nëse ika do më gjente dhe vriste së bashku me familjen time.”

Hyatt u lirua nga burgu tetë muaj më parë dhe në një email për CNN, australiani e përshkroi marrëdhënien e tij me Rawlings si “toksike” dhe “të paqëndrueshme”.

Por hodhi poshtë pretendimet e dhunës të bërë nga ajo dhe i përshkroi pretendimet e saj se i kërconi të vriste djemtë si të ‘pështira’.

“Bec është po aq viktimë e marrëdhënies sonë, ashtu siç isha vetë,”-shkroi ai.